Përshkrimi i aktivitetit të Qendrës bimbambum+

Pjesë e strukturës BimBamBum është edhe Qendra BimBamBum+, një qendër komunitare, multifunksionale, qendër after school-i, kursesh dhe aktivitetesh kulturore për fëmijët e kopshtit BimBamBum, por edhe për fëmijët e tjerë komunitarë  të grupmoshave 3 -16 vjeç.

Konceptimi dhe ngritja e kësaj qendre u pa e nevojshme për të përmbushur nevojat e fëmijëve në një spektër të gjerë, që nga rritja, edukimi, ushqyerja, argëtimi e deri tek trainimi dhe kultivimi i talenteve e pasioneve të tyre.

Pjesë e aktiviteteve të Qendrës BimBamBum+ janë kurset passhkollore (after school), por edhe kurset në gjuhët e huaja anglisht, italisht e gjermanisht e po ashtu dhe kurse performuese në fushën e artit, si balet, pikturë, violinë, kitarë, piano, si edhe kursi i Taekwondosë. Këto kurse zhvillohen në ambientet tona në klasat përkatëse, të pajisura e përshtatura specifikisht sipas natyrës së aktivitetit.

Fashat orare të kurseve në Qendrën Multifunksionale BimBamBum +, janë programuar paradite dhe mbasdite, me qëllim  që të jemi të aksesueshëm si nga fëmijët që zhvillojnë  procesin mësimor paradite, ashtu edhe për ata të cilët janë të detyruar të studiojnë në ato institucione arsimore, që e zhvillojnë këtë proces  gjatë orareve të mbasdites. Pra nga mëngjesi  deri në orët e vona të mbrëmjes, ambientet tona gumëzhijnë nga zërat e fëmijëve. Ky është një bekim!

Përveç zhvillimit të kurseve në qendrën tonë, periodikisht planifikohen edhe aktivitete të larmishme në sallën tonë të koncerteve me rastin e festive të ndryshme, apo eventeve të vetë qendrës, ku fëmijët e të gjitha kurseve së bashku, në praninë e prindërve dhe të ftuarve të rastit (sipas tematikes), performojnë jo vetëm në balet, instrumenta, ekspozita pikture e sklupture, Taekwondo, por edhe në pjesë dramash dhe në korin e Qendrës BimBamBum +.

Shumë nga Fëmijët tanë kanë marrë pjesë në kompeticionë të ndryshme artistike brenda e jashtë vendit, ku kanë spikatur me talentin dhe pasionin e tyre.

Qendra BimBamBum + ka një sipërfaqe prej 500m bashkë me ambientet e jashtme, të cilat janë gjithashtu  të pajisura me kënde të dedikuara lojrash për grupmoshave të ndryshme, që  sigurojnë zhvillimin psiko-motor të fëmijës.

Gjithashtu funksionon edhe kuzhina e brendshme me shef, e kompletuar, me ushqim cilësor, si dhe salla e ngrënies së fëmijëve.

Menuja e hartuar nga dietologu  garanton dietë të ekuilibruar, që shmang obezitetin. Në qendër ofrohet edhe përgatitja e ushqimit për catering për fëmijët jashtë orarit të kopshtit.

Njoftim

Qendra multifunksionale BimBamBum+, qendër after school-i, kursesh dhe aktivitetesh kulturore për fëmijët e grupmoshave 3 -16 vjeç, ka filluar  rregjistrimet për sezonin 2019-2020.

Fëmijët mund të përfitojnë nga paketa e plotë: transport, ushqim, studim dhe bërja e detyrave të shtëpisë si edhe kurse të ndryshme, ose mund të zgjedhin vetëm një pjesë të shërbimeve.

 Mësuesit e programit pas shkollor janë me përvojë, po ashtu mentorët e artit e sportit vijnë nga një experience e spikatur profesionale.

Kurset për gjuhë të huaja dhe ato performuese

Oferta jonë është për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë që janë të interesuar për mësimin e gjuhëve të huaja: anglisht, italisht, gjermanisht, si edhe ushtrimin në kurse të tjera performuese si: piano, violinë, kitarë dhe balet. Edhe sportet janë pjesë e qendrës sonë. Të apasionuarit pas arteve marciale në BBB₊ mund të frekukuentojnë taekwondo. 

After School

 Qendra BimBamBum+ ofron asistencën e saj për fëmijët deri në moshën 11 vjeç në ndihmë të prindërve , në kryerjen e detyrave të shtëpisë , në rritjen e performancës së rezultateve arsimore duke ofruar :

  • Kryerjen dhe shpjegimin e detyrave të shtëpisë në asistencën e mësueseve të përkushtuar e me përvojë, që do të nxisin vetbesimin e fëmijës si dhe të mësuarit logjik. 
  •  Argëtim për fëmijët me lojra, veprimtari e kurse të ndryshme.
  • Mjedis bashkëkohor dhe të dedikuar.
  • Transport i siguruar.

Qendra BimBamBum+  ofron shërbim nga ora 08:00-12:30 për nxënësit që zhvillojnë mësimin mbasdite dhe 12:30-18:00 për nxënësit që zhvillojnë mësimin paradite.

Detyrat e shtëpisë janë pjesë integrale e procesit të mësimnxënies. Shpesh ato janë një shqetësim për prindërit dhe jo rrallë nxënësit kanë nevojë për mbështetje dhe asistencë. Shumica e prindërve dëshirojnë të jenë  mbështetës, por në anketat e bëra, vetë ata raportojnë se shpesh nuk kanë aftësi apo kohe  të mjaftueshme për të ndihmuar fëmijët. Ndihma e mësuesve në qendrën BimBamBum+ zvogëlon  nevojën e ndihmës së prindërit.

 Mësuesit tanë i kushtojnë vëmendje udhëzimeve gjatë studimit dhe instruksioneve për bërjen e detyrave të shtëpisë, vëzhgimit, ilustrimit të modeleve të ndryshme, praktika, monitorime dhe janë pjesë e raportit pyetje – përgjigje.

Aktivitete Passhkollore

Programet zbavitëse dhe edukative passhkollore për të gjithë fëmijët e regjistuar, prindërit e të cilëve punojnë në orare të gjata dhe të ngarkuara.

 

Na  Kontakto
    • Ku jemi

      Kodra e Diellit
      (Përballë hyrjes së Rezidencës)
      Tiranë, SHQIPERI

      E hënë – E premte:
      7:30 – 18:00 
      E shtunë:
      7:30 – 18:00 
      E shtunë – E diel: 
      Paketë fundjave

       

    • Kontakte

      +35 (068) 8030825
      +35 (042) 440038
      This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.