MJEDISI I KOPSHTIT “BimBamBum”

Mjedisi i ndritshëm ,i qetë dhe nxitës. I përshtatet më së miri qëllimeve të kurrikulës. Janë pasur parasysh disa nga kriteret bazë gjatë organizimit të kësaj ndërtese shkollore ,të cilat tregojnë qartë se si duhet përshtatur mjedisi shkollor në shërbim të zhvillimit të projektit edukativ .Më poshtë janë shpjeguar me hollësi këto kritere :

1. Njohja si proces  i  vazhdueshëm 
Njohja si një proces i vazhdueshëm synon në formimin e një kopshti me identitetin e tij ndryshe nga të tjerët.

2. Horizontaliteti 
Shtrirja horizontale e e ndërtesës  është një zgjedhje e ndërgjegjshme dhe e dukshme për të penguar krijimin e hierarkisë ndërmjet hapësirave të ndryshme të kopshtit .Ky horizontalitet është një manifestim fizik I demokracisë së funksioneve ,dinjitetit të barabartë dhe socializimit.

3. Shndërrimi dhe fleksibiliteti
Mjedisi  ynë manipulohet dhe transformohet nga fëmijët për të plotësuar nevojat e tyre të të nxënit.

4. Kopshti si një auditor 
Hapësira të caktuara të kopshtit janë organizuar në një mënyrë të vecantë për të ndihmuar investigimin dhe eksperimentimin drejtpërsëdrejti .

5. Marrëdhëniet Brenda/Jashtë
Një tjetër element mjaft i fortë është edhe marrëdhënia brenda dhe jashtë ndërtesës së kopshtit.Kopshti ynë është konceptuar si një vend ku lejon të futet brenda cfarë ndodh jashtë (hapësirat “filtër”,hapësirat që konservojnë bimë,pjesët e oborrit që japin mundësi për shumë zbulim ,lodrat,etj)

6. Transparenca
Koncepti i transparencës në kopshtin tonë është pasuruar  jo vetëm me tejdukshmërinë e elementeve të ndërtesës ,por më shumë në nivelin e hapësirave që disponojmë.

7. Komunikimi
Komunikimi ndërmjet subjekteve fëmijë-mësues -prind zë një vend të vecantë në cdo veprimtari që përfshin kërkimin ,shkëmbimin  e ideve dhe diskutimin.

 


 

KLASA

Klasa është vendi ku fëmijët zhvillojnë pjesën më të madhe të veprimtarisë.Organizimi i klasave është i tillë që përcakton lehtësisht këndet e veprimtarive që gjenden në to.Disa nga këndet me përdorim më të gjerë janë:

- i lojës së simbolikës

- i lojës konstrukte

- e librit

- i rërës dhe i ujit

- i shtëpizës ,që mundëson veprimtari  të ndryshme

- i lojës në tryezë

- i veshjeve 

- i kuzhinës

- miniatelieja

- i gjimnastikës

 

Na  Kontakto
    • Ku jemi

      Kodra e Diellit
      (Përballë hyrjes së Rezidencës)
      Tiranë, SHQIPERI

      E hënë – E premte:
      7:30 – 18:00 
      E shtunë:
      7:30 – 18:00 
      E shtunë – E diel: 
      Paketë fundjave

       

    • Kontakte

      +35 (068) 8030825
      +35 (042) 440038
      This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.