Kurrikuli edukativ
Kurrikuli i shprehur nëpërmjet projekteve .
Projektet plotësojnë më së miri kërkesat e fëmijëve dhe mësuesve për më shumë hapësira krijuese. Projektet duhet të burojnë nga interesat e vetë fëmijëve. Mjediset e ndryshme që ofron kopshti “BimBamBum” u japin fëmijëve shanse dhe nxitje për kërkime të vazhdueshme në një fushë të caktuar.Këto forma pune i ftojnë fëmijët të zbulojnë në mënyrë të shumëfishtë dhe komforte botën fizike ,botën biologjike dhe natyrore.
Stafi ynë është i sigurt në mënyrat e veta të punës,të cilat e japin shpërblimin e tyre në mënyrë të padiskutueshme.
Karakteristikat e programit tonë :
- Mjedisi ka në qendër fëmijën .Kjo do të thotë që ky mjedis e inkurajon të nxënit nëpërmjet eksplorimit dhe zbulimit.
- Mundësi për pervoja të niveleve të ndryshme.
- Zgjedhje dhe vendime për t’u ushtruar brenda kufijve të materialeve të siguruara dhe të drejtuara gjerësisht nga mësuesi(pra, u lihet liri fëmijëve)
- Të nxënit këtu është shpesh më shumë se një përgjigje e drejtë, jo diskutime me përgjigje të paracaktuara.
- Cdo ditë do të ketë tregime, biseda krijuese, poezi me qëllim që të zhvillojnë fantazine dhe te perdorin bukur gjuhen amtare.
- Veprimtari të planifikuara ditore ,që zhvillojnë njëherazi si zhvillimin motor të përgjithshëm, ashtu edhe atë të vecantë.
- Zhvillimi i kuptimeve matematikore nëpërmjet përdorimit të manipulativëve të njohur si: rërë ,ujë ,njësi blloqesh, etj, pra materiale konkrete, jo me abstraksione.
- Eksperimente te thjeshta dhe konkluzione.
- Eksperimentimi, kënaqësia dhe njohja e formave të ndryshme të muzikës do të inkurajohen cdo ditë .
- Shumë forma të paraqitjes së artit do t’i inkurajojmë nëpërmjet përdorimit të një varieteti të gjerë të medias të integruar me kurrikulën e ditës.
- Veprimtari të planifikuara për të zhvilluar një vetimazh pozitiv
Për këtë:
- Do të synohet të edukojmë të punuarit në grup, të respektimit dhe dashurisë për shokët
- Do të synohet të zbulojmë talentet dhe pëlqimet e tyre.
- Do të synohet të edukojmë dashurinë për familjen dhe shokët
- Do të synohet të edukohen me mbajtjen pastër të mjedisit.
- Do të synohet të edukohen me një higjienë dhe ushqim të shëndetshëm
- Do të synohet të dinë të duan dhe të mos diskriminojnë të tjerët
- Nëpërmjet formave të larmishme didaktike, mësimore, argëtuese , do të synojmë të rrisim vetëvlerësimin dhe besimin tek vetja e tek të tjerët.
Të gjitha këto do ta bëjnë fëmijën që ta përjetojë kopshtin si një aventurë të gëzueshme në udhën drejt të nxënit per jeten, ne te gjitha aspektet e saj.